Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një konferenë të jashtëzakonshme me gazetarët pas mbledhjes urgjente në selinë e PD me drejtuesit politik të PD në qarqe.
Në fjalën e tij Berisha njofton se në 16 maj fillon lufta për mbrojtjen e votës të shqiptarëve, kauzë e cila sipas kryedemokratit do triumfojë.
Duke mos pranuar zgjedhjet e 11 majit, Berisha tha: De fakto këto zgjedhje rrëzohen, nuk qëndrojnë, por tani është radha jonë të dorëzojmë, të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të regjimit në zgjedhjet e 11 majit.
Ne do dorzojmë të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të regjimit në zgjedhjet e 11 Majit. Më datën 16 fillon protesta. Në rafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për luftën për mbrojtjen e votës të shqiptarëve. Kjo është një kauzë e drejtë, e cila do triumfojë.
Mandat mbi krimin, legjitimitet mbi krimin nuk ka dhe nuk mund të ketë. I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë, janë më të guximshëm se shumë milionë skllevër. Kemi bërë gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor, deri në momentin e fundit, ligjin ligjin dhe vetëm ligjin.
Ne kurrë mandat mbi krimin nuk pranojmë. Do ishte tradhtia më e madhe ndaj këtij kombi dhe këtij vendi. m.p.