3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe te të djathtët.

“Beteja” nga listat e hapura për një karrige në Kuvend ishte e “egër” dhe e ngushtë. Te të djathtët dy nga figurat më të dashura për qytetarët të cilët u “ndeshën” me njëri-tjetrin përgjatë javës që lamë pas ishte Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku.

Alimehmeti, një profil i freskët në politikën shqiptare dhe i mbështetur fuqishëm nga qytetarët e qarkut të Tiranës, arriti që të grumbullonte mijëra vota, duke fituar kështu terren të konsiderueshëm në këtë garë. Por, Tabaku, me një karrierë të gjatë parlamentare dhe një kontribut të madh në Partinë Demokratike, nuk ishte ende gati që të lëshonte terren dhe mori mbështetjen e 19025 qytetarëve.

Ajo arriti që të kalonte Alimehmetin duke qenë kështu deputetja e 13-të në qarkun e Tiranës që iu bashkua demokratëve për të qenë pjesë e Kuvendit të ri.

Tabaku-Alimehmeti – Ndërkohë, në kampin e Partisë Socialiste, “lufta” ka qenë mes dy grave socialiste, të cilat njihen për kontributin e gjatë te selia rozë. E kemi fjalën për Olta Xhaçkën dhe Blerina Gjylametin.

Ndonëse ato patën ulje dhe ngritje, nga votat e shqiptarëve në vend Gjylameti ishte ajo që fitoi këtë “sfidë” me 5751 vota, e ndjekur më pas nga Xhaçka me 5732. Sakaq priten zarfet e diasporës për t’i vendosur vulën kësaj “beteje” për ulësen në Kuvend mes dy socialisteve!

Gjylameti-Xhaçka – Një tjetër “duel”, nga po i njëjti kamp i socialistëve, ka qenë ai mes Xhemal Qefalias dhe Ornaldo Rakipit. Madje për një votë të tyre, ditë më parë, pati dhe një situatë tensioni në një nga KZAZ në Kashar ku një prej vëzhguesve të Rakipit, i identifikuar si Rei Nozlli, goditi me grusht sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), Remzi Mehmeti.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës/ Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Xhemal Qefalia ka marrë 9423 vota, ndërkohë Rakipi 9552 vota. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV