Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine.

Është Halil Disha nga Novoseja e Kukësit, i cili ka jetuar gjithë jetën mes bagëtive dhe tingujve të fyellit. 70-vjeçari tregon për Report tv se para disa vitesh u zhvendos në Paskuqan të Tiranës, por nuk e gjeti veten ndaj është kthyer në malësi. Prej një muaji punon çoban në Dragash të Kosovës, ku ruan tufën me 180 dele.

Edhe Fitim Krasniqi nga fshati Orçikël i Kukësit është punësuar në Dragash. 30-vjeçari ka provuar emigrimin dhe është kthyer për t’iu përkushtuar bujqësisë.

Fitimi ndan shqetësimin për largimin e të rinjve nga fshati. Zona e Kukësit ka një potencial të jashtëzakonshëm për blegtori por numri i krerëve po bie çdo vit. Pagat për çobanët në Kukës nuk kalojnë 400 euro në muaj ndërsa në anën tjetër të kufirit, në Kosovë arrijnë deri në 700 euro. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV