Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të diel, ku mbi 197 mijë persona dërguan për herë të parë zarfet e tyre me postë.

Në Vlorë PS mori mandatin e nëntë, ndërsa në Fier ‘vulosi’ mandatin e 12-të me votën e diasporës.

Nga votat e shqiptarëve jashtë vendit Partia Socialiste siguroi 122.070 vota, kurse PD doli forcë e dytë me vetëm 47.018 vota. Në 12 qarqe të vendit, demokratët arritën të fitojnë vetëm një qark, Kukësin, ku morën gati 62% të votave, kurse PS-ja 27% të votave.

Ndërkohë në 11 qarqe të tjera socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.

Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV