Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për rreth 900 bimë kanabisi. Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të 22 vjeç, kujdeseshin për bimët narkotike në Eastbourne.

Gjykatësi i tha shqiptarëve se me shumë gjasa do të dëbohen pas kryerjes së të paktën 14 muajve burgim në Britaninë e Madhe.

Gjykatësi Martin Huseyin i quajti dy shqiptarët punëtorë të thjeshtë, rrota të vogla të një makinerie shumë të madhe, duke nënkuptuar se “kokat” e trafikut të drogës fitojnë shuma marramendëse nga puna e thjeshtë që bëjnë punëtorët.

Sakaq, gjykatësi u shpreh se historitë e shqiptarëve që janë të varfër dhe bëjnë këtë punë për familjet e tyre të varfëra në Shqipëri, janë tashmë një histori e zakonshme në Britaninë e Madhe.

“Është një histori që e dëgjojmë javë pas jave në këtë gjykatë. Ka shumë mundësi që po shlyenit trafikantë të paligjshëm që ju sollën në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo përforcon bindjen time se ka pasur një shkallë shfrytëzimi.

Ju jeni rekrutuar, pa dyshim, për të ardhur në MB me shpresën për të përmirësuar jetën tuaj të varfër. Nuk kam dyshim se prisnit të përfitonit financiarisht, por me shumë gjasë nuk morët asgjë para se të arrestoheshit.

Të tjerët përfituan shuma të mëdha. Ishte një operacion i sofistikuar me gjithë pajisjet e nevojshme për një njësi të suksesshme prodhimi”, -tha gjykatësi. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV