Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga ‘Gazzetta dello Sport’, emri që kryeson listën është ai i Lee Congerton. Uellsiani 51-vjeçar, me një përvojë të gjerë në futbollin evropian, shihet si zgjedhja kryesore për të marrë drejtimin e sektorit sportiv te kuqezinjtë, në një moment të rëndësishëm rindërtimi pas një sezoni të quajtur ‘të dështuar’ nga vetë CEO-ja Giorgio Furlani.

Megjithëse Igli Tare, ish-drejtues i Lazios ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Bolognas (0-1), duket se kuqezinjtë kanë vendosur të ndjekë një tjetër drejtim dhe mos e shohin më shqiptarin si kandidatin më të mundshëm.

Congerton ka punuar nga viti 2022 deri në 2024 te Atalanta, ku mbante postin e kreut të Zhvillimit Ndërkombëtar të Zonës Sportive. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i lidhur ngushtë me afrimin e emrave si Ademola Lookman.

Karriera e Congerton ka nisur në Angli si trajner i të rinjve te Urexham, Liverpool dhe Chelsea, ku më pas u bë edhe kryeskaut. Ai ka pasur përvoja te Hamburg, Sunderland, Celtic dhe Leicester, duke ndërtuar një profil të konsoliduar si një njohës i thellë i tregut dhe talenteve. Te Hamburg ai afroi Hakan Calhanoglu, teksa e zbuloi te Kalstruhe në Kategorinë e Tretë.

Me këtë përvojë të pasur, Congerton pritet të marrë një rol kyç në projektin e ri të Milanit, paçka se ende asgjë nuk është vendosur. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV