Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë dy mandate në rang kombëtar, të dyja në Tiranë, së bashku me Agron Shehajn.

I ftuar në emisionin LOG, Kapri u shpreh se vota e Diasporës pati problemet e veta dhe nuk solli gjë të re, madje cënoi fshehtësinë e votës, pasi mund të fotografohej lehtësisht.

“Ne kemi problemin e votës së diasporës. Marrëveshja politike ishte e tillë mes PS dhe PD, që lejojmë të votohet edhe nga jashtë dhe mbyllim listat, por ndërkohë nuk kishte kuota mandatesh për këtë pjesë të shqiptarëve.

Mos harrojmë, ne kemi pasur në Kuvendin e parë të Shqipërisë një deputet nga diaspora, ishte Fan Noli. 200 mijë vota nga diaspora prodhojnë 20 deputetë apo jo? Ndërsa çfarë prodhoi vota e Diasporës në këto zgjedhje?

I gjithë pushteti punoi 3 muaj me adminisratën me votën e Diasporës. Vota e Diasporës e cënoi fshehtësinë e votës, pasi çdokush mund ta fotografonte, edhe kushërinj të mi më kanë nisur foto në privat që ja të kemi votuar ty” – tha Kapri./E.T

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Lajme të tjera

Web TV