Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve për marsin tregojnë për një rritje të frekuentimit nga ana e të huajve. Instituti i Statistikave publikoi të dhënat mbi strukturat akomoduese çka tregon se ka një rritje të ndjeshme të të vizitorëve dhe net-qëndrimeve krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

“Totali i vizitorëve u rrit me 21,9%, ku jorezidentët shënuan një rritje prej 27,3% dhe rezidentët me  13.9%. Totali i netëve është rritur me 30,8%, ku jorezidentët janë rritur me 32,1% dhe rezidentët me 28,4%. Rritja më e madhe e vizitorëve jorezidentë është shënuar në zonat jashtë bregdetit (+20,6%) dhe në hotele dhe akomodime të ngjashme (+27,6%),”- vlerëson INSTAT.

Po kështu lidhur me vizitorët e huaj sipas vendit nga kanë ardhur të dhënat për mars 2025,tregojnë se  pjesa më e madhe e vizitorëve jorezidentë që erdhën dhe qëndruan në struktura akomoduese në Shqipëri nga Italia (23%), Kosova (15 %) dhe Gjermania (10%). Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kontribuan me 7% dhe përkatësisht 3% e vizitorëve, ndërsa 42% e tyre ishin nga vende të tjera.

Këto të dhëna pasqyrojnë tendencën e rritjes turizmin përbrenda nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës. Shkalla e zënies së dhomave të hoteleve arriti në 18,4%, krahasuar me 17,3% në mars 2024. Pjesa e parë e vitit tregon për një ecuri të mirë të turizmit edhe pse më të zbehtë sesa pritshmëria që operatorët kishin më herët kjo edhe për shkak të motit që këtë vit nuk ka qenë shumë i favorshëm.

Gjithsesi në total viti 2025 pritet që të shënojë një tjetër rekord hyrjesh nga të huajt në raport me 20024 që u mbyll me një shifër 11.7 milionë vizitorë./Monitor

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV