83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite të tjera.

Kryetari i PS do të ulet në Kuvendin e ri në shtator me një grup parlamentar më të fortë, zyrtarisht vetëm një votë larg shumicës së cilësuar. Nga mazhoranca, 29 socialistë rinovuan kontratën e deputetit ndërsa 54 të tjerë do të ulen për herë të parë në sallën e përfaqësimit të vullnetit popullor.

Përveçse fitoi mandatin e katërt, Rama siguroi edhe 16 nga 17 ministrat e kabinetit qeveritar aktual, duke u dhënë një mandat deputeti të gjithë anëtarëve të ekzekutivit që ishin pjesë e listave.

13 prej tyre ishin në zonën e mbrojtur ndërsa vetëm 3 luftuan brenda llojit në betejën e Tiranës, Blendi Gonxhja, Ervin Hoxha dhe Anila Denaj. 37 socialistët që fituan garën në listën e hapur, kishin edhe një betejë personale për të kapur kuotat më të larta në renditjen e votës preferenciale.

Në top 10 e më të votuarve të PS, bien në sy kryesisht emra të rinj, si Sara Mile e Ceno Klosi, apo Arkend Balla që hyri në Parlament vetëm pak muaj më parë pas largimeve nga lista e PS.

Dallojnë edhe dy deputetë veteranë si Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj. Senatori Braçe, edhe pse pak kohë në njësinë 5 në Tiranë, arriti të zinte vendin e dytë, ndërsa në diasporë tregoi që ishte më i votuari ndër të majtët.

Ministri i Ramës, Blendi Gonxhja mori numrin më të lartë të votave, ndërsa drejtuesi i Ministrisë së Brendshme u pozicionua në vendin e katërt. Nga ana tjetër, 21 deputetë socialistë nga grupi aktual, ndonëse ishin pjesë e listave nuk arritën t’i mbijetonin garës së brendshme.

Lexo edhe :  Erjon Braçe: “Dua të plotësoj ëndrrën e Nanos dhe Agollit”

Votat e 11 majit larguan nga mazhoranca parlamentare emra të njohur të PS që nga Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Xhemaj Qefalia, Ermonela Felaj apo Blerina Gjylameti.

Në fund të procesit të pakënaqurit tentuan të ngrinin zërin për vjedhjen e votës nga kolegët e partisë, por një “këshillë” paralajmëruese e Kryetarit shuajti çdo zë kritik brenda selisë rozë. m.p.

Të fundit

I lidhur me vajzën më të madhe në moshë? Lamine Yamal flet pas “akuzave”

Shumë zhurmë për asgjë. Lamine Yamal më në fund ka sqaruar lajmin më të bujshëm të ditëve të fundit,...

Karburantet vendosin “aleanca” të reja/ Rikompozohet lista e partnerëve të importit

Tregtia e jashtme e Shqipërisë për periudhën Janar-Maj 2025 ka shënuar zhvillime interesante, me një rritje të lehtë të eksporteve dhe një rënie të...

“Shpërthimi i fortë”/ Britanikja që i shpëtoi raketës në Tel Aviv tregon çastet e tmerrit

Naomi Brookarsh kishte udhëtuar drejt Tel Aviv për të takuar vëllanë, kur ndërtesa ku ai jetonte, u godit nga një raketë iraniane të hënën...

La Interin për Arabinë, Inzaghi më në fund tregon arsyen e vendimit

"Pranova sfidën e re dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh në Milano". Kështu u shpreh Simone Inzaghi në konferencën e fundit...

Aksident në Tiranë! Përplasen dy automjete, dyshimet e para…

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të Tiranës. Sipas burimeve paraprake, në...

Lajme të tjera

Web TV