“Berisha, ‘Putin i vogël dhe qesharak’”/ Humbja e thellë, ajo parti do shkërmoqët më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demalia komentoi zhvillimet e fundit në aspektin politik në vendin tonë, pas zgjedhjeve të 11 majit. Demalia tha se opozita nuk pranon asgjë dhe nuk bën asnjë të mirë për vendin.

Sipas tij, protestat e Berishës janë si lojërat e fëmijëve dhe se ai dukej si një Putin qesharak, kur në Shqipëri erdhën liderët e Europës për çështje më të mëdha.

Demalia vijoi më tej duke thënë se Berisha ka halle më të mëdha, duke iu referuar çështjeve ligjore lidhur me dosjen Partizani apo atë CEZ-DIA.

“Mendoja 74-78, tani lind pyetja pse shkoi kaq thellë rezultati. Shkoi për arsye se njerëzit kanë kuptuar që opozita është pengesë duke mos sjellë argument, ide por vetëm destruksion në retorikën e saj. Një opozitë që nuk pranon asgjë, nuk bën asnjë marrëveshje për të mirën e vendit, por kur vjen puna për interesin për të ndenjur në opozitë e pranojnë këtë marrëveshje. Kjo opozitë ka një lidership të konsumuar, të diskredituar. Nuk ngjallin asnjë lloj shprese, vetëm neveri kështu që njerëzit menduan t’i japin fund kësaj dhe votuan në atë masë që votuan.

Protestat e Berishës janë bërë si lojërat e fëmijëve, mbas këtyre zgjedhjeve nuk duhet t’i kushtohet më vëmendje Berishës. Do të shkojë dhe në gjyq, ku sipas disa burimeve do hapet dhe çështja e KESH-CEZ DIA. Berisha ka shumë ngarkesa dhe kjo është arsyeja që ai mendon se duke krijuar turbullira mund të largojë vetveten nga problemet që ka.

Protesta të sjell vetëm hilaritet në një kohë që Shqipëria pret liderët e Europës. Berisha, Putin i vogël qesharak, protesta ishte dështim.

Lexo edhe :  Qeveria rrit me 570 milionë lekë buxhetin e SPAK

Ajo parti për mendimin tim do shkërmoqët më tej. “/e.t

Të fundit

Aksident në Tiranë! Përplasen dy automjete, dyshimet e para…

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje...

Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se...

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot është një platformë e-commerce gjithnjë...

Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme. Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit,...

Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti...

Lajme të tjera

Web TV