“Gaz Bardhi si spermatozoid i tërbuar”, akuza e radhës për deputetin demokrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike e cila nuk arriti të sigurojë një mandat të radhës më 11 Maj, Flutura Açka, ka deklaruar se demokratët nuk mund të bashkohen pa një kuvend pajtimi dhe pa i kërkuar falje njëri-tjetrit.

Flutura Açka me tone të ashpra ka folur edhe për Gazment Bardhit, të cilin e ka quajtur një spermatozoid të tërbuar, pasi si kryetar i grupit të PD-së, ka vepruar gabimisht në parlament duke i dhënë kredo socialistëve.

“Ne nuk i bashkuam demokratët. Sepse demokratët nuk mund të bashkohen pa një kuvend pajtimi. Së pari, duhet kërkuar falje ndaj njëri-tjetrit. Që unë ta shoh Gazment Bardhin në sy dhe t’i zgjas dorën së pari ai duhet të më kërkojë falje për dhunën.

Falja është njerëzore, duhet të kërkohet, ndryshe do qëndrojmë në vend. Unë me atë që e njoh tani këtë heroin tim, sepse prapë unë e respektoj, se me pjesën e tij ai është përpjekur të bëjë duk.

Megjithëse nuk është sjellje të vërtitesh nëpër parlament, ta them siç e mendoj? Si spermatozoid i tërbuar!

Jo, kjo nuk shkon, nuk shkon. Ti je deputet zotëri, ti je kryetar grupi ke një armë të fuqishme të zgjosh shqiptarët, t’u kthesh shpresën shqiptarëve. Dhe çfarë bën ti? I shtyn njerëzit të hedhin flakadanë. Ç’është kjo çetë?!

Pikërisht atë që nuk duhet të bënin këta, ajo që i jepte kredo socialistëve bënin këta. Kush i shtyn këta? Kush i mëson këta kështu? Kush i mëson këta kështu? Puna e tyre, ndoshta është shkolla, nuk e di.”-u shpreh Açka. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV