Krimet zgjedhore/ Dumani, Çela dhe Celibashi takohen me ambasadorët e huaj në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i SPAK Altin Dumani dhe i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela kanë zhvilluar këtë të martë një takim në ambasadën e Francës.

Në takim kanë marrë pjesë 9 ambasadorë, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, Lamberto Zannier, si edhe drejtuesi i misionit të ODIHR në Tiranë.

Ky është takimi i tretë që zhvillohet mes tyre dhe i pari i mbajtur pas zgjedhjeve. Takimi i parë u mbajt në ambasadën britanike ndërsa i dyti në atë gjermane.

Më 14 maj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi  se kishte regjistruar 87 kallëzime për krime zgjedhore, ndërsa për 34 prej tyre kishte nisur procedimin penal.

6 raste i referoi në SPAK. Në pranga për krime zgjedhore kanë rënë 7 persona në Tiranë, Lezhë, Elbasan e Fier./e.t

Të fundit

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Misioni i Iranit në OKB: Trump, gënjeshtar dhe frikacak!

Misioni i Iranit në OKB sapo i është përgjigjur pretendimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Teherani i është drejtuar Uashingtonit për negociata. “Asnjë zyrtar...

I lidhur me vajzën më të madhe në moshë? Lamine Yamal flet pas “akuzave”

Shumë zhurmë për asgjë. Lamine Yamal më në fund ka sqaruar lajmin më të bujshëm të ditëve të fundit, lidhjen e tij me influenceren...

Lajme të tjera

Web TV