Maduro: Mafia shqiptare po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet në Venezuelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur akuza të rënda ndaj një strukture të krimit të organizuar me origjinë shqiptare që, sipas tij, vepron në Ekuador.

Në një deklaratë publike me tone të forta, Maduro ka pretenduar se kjo “mafi shqiptare” ka rekrutuar mercenarë për të kryer atentate terroriste në Venezuelë, pikërisht më 25 maj, ditën e zgjedhjeve presidenciale.

“Janë terroristë! Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar njerëzit e saj për të vendosur eksplozivë këtu në Venezuelë”, tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ai deklaroi se disa prej mercenarëve tashmë janë arrestuar dhe se pas tyre qëndrojnë figura të njohura ndërkombëtare, si Erik Prince – themeluesi i kompanisë famëkeqe ushtarake private Blackwater.

Akuzat e Presidentit venezuelian janë në vijim të një deklarate të mëhershme nga Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, i cili konfirmoi ndalimin e 38 personave që dyshohet se po planifikonin sulme për të penguar procesin zgjedhor. Sipas tij, 17 prej tyre janë shtetas të huaj.

Sipas transkriptit zyrtar të shpërndarë nga Presidenca e Venezuelës, Maduro ka deklaruar:

“Përballë kërcënimeve të reja: votoni PO, jo plumbat! Ne kemi çmontuar një komplot të rrezikshëm që kishte si synim destabilizimin e vendit përmes dhunës, dhe pas tij qëndron mafia shqiptare, presidenti ekuadorian Daniel Noboa dhe amerikanët e lidhur me strukturat paramilitare”.

Në konferencë ishin të pranishëm edhe Zëvendëspresidentja Delcy Rodriguez dhe Ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino Lopez, së bashku me zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare, raportohet në mediat ndërkombëtare.

“Ky është një ekip që garanton paqe dhe siguri. Populli ynë ka të drejtën kushtetuese për të zgjedhur në qetësi. Ne do ta mbrojmë atë me çdo mjet”, theksoi Maduro duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 majit. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV