Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i ndihmës humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, i tha programit Today të BBC Radio 4 se 14,000 foshnje mund të vdesin brenda 48 orëve të ardhshme nëse ndihmat nuk arrijnë tek ato.

Sipas mediave të huaja, nënat në Gaza i thanë programit Middle East Daily të BBC Arabic se po “i shohin fëmijët e tyre të dobësohen nga uria”.

Shahinaz, një nënë e dy fëmijëve, thotë se foshnja e saj shtatëmuajshe “bërtet vazhdimisht nga uria”.

Ajo shpjegon se sistemi imunitar i foshnjës së saj është shumë i dobët dhe vajza e saj vuan nga mungesa e kalciumit. “Askush nuk është në gjendje të na ndihmojë në vuajtjet tona”, shton ajo, shkruan A2 CNN.

Fatima Khamis, nënë e dy fëmijëve të vegjël, tregon se nuk mund të prodhojë më qumësht gjiri dhe formula për rritjen e foshnjës së saj është e papërballueshme.

“Fytyra e foshnjës sime është e zbehtë nga uria dhe është shumë i dobët”, thotë ajo, duke shtuar se “shkaku rrënjësor mbetet mungesa e ushqimit të duhur”.

Një nënë e tretë, Hana Mahmoud Ismail, thotë se mungesa e ushqimit gjatë shtatzënisë ndikoi në zhvillimin e foshnjës së saj.

“Ai ende nuk mund të ecë dhe dhëmbët nuk i kanë filluar ende të dalin”, tha ajo për djalin e saj pesëmuajsh./e.t

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV