“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë pas largimit nga institucioni.

Ajo shprehet se është kthyer të jetojë me nënën e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kërkuar ndihmë financiare për të përballuar jetesën dhe kujdesin ndaj së ëmës.

”Unë jetoj me nënën me probleme të shëndetit mendor nuk kemi asnjë të ardhur, më takojnë të marr lekët e sponsorshipit nga SOS-i por s’po m’i japin, shkoj dhe kërkoj përgjigje më përcjellin, ndërkohë që moshatarët e mija i kanë marrë”-, thote 18 vjeçarja.

Vajza tregon se, pavarësisht se vazhdon një kurs kuzhine nën mbikëqyrjen e Fshatit SOS, nuk ka marrë mbështetjen financiare të premtuar për të rinjtë që dalin nga kujdesi institucional. Ajo ka kërkuar që fondet t’i përdorë për të ndihmuar nënën e saj, por është përballur me refuzim nga ana e institucionit.

Sipas politikave të Fshatit SOS, të rinjtë që dalin nga kujdesi institucional përfitojnë një mbështetje të pjesshme financiare për tre vjet, për të ndihmuar në pavarësimin e tyre. Megjithatë, në këtë rast, institucioni ka deklaruar se fondet nuk mund të përdoren për qëllime të tjera, siç është kujdesi ndaj një të afërmi.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë marrë një përgjigje nga “SOS- Fshatrat e Shqipërisë”, në të cilën thuhet se 18-vjeçarja nuk i merr paratë, pasi ato nuk i do për vete. Edhe pse 18-vjeçares i takojnë këto para, për t’i marr në këtë rast ose duhet të gënjejë që i do për vete, ose në të kundërt nuk i përfiton dot. m.p.

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV