Papa i ri na jep lajmin e keq: Vatikani nuk e njeh Kosovën, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson se Selia e Shenjtë vazhdon me politikën e vjetër ndaj Prishtinës zyrtare.

“Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në të kaluarën ka mbështetur dialogun dhe moderimin në konfliktin me Serbinë. Rajoni, i cili është i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Nga afërsisht një milion e gjysmë banorë, rreth 250 mijë kosovarë i përkasin Kishës Katolike, shumica prej të cilëve shqiptarë etnikë”, shkruan media Vatican News. Selia e Shenjtë thekson se situata mes Kosovës dhe Serbisë është stabilizuar kryesisht pas luftës, shkruan A2 CNN.

“Megjithatë, kohët e fundit ka pasur raste të përsëritura dhune dhe konflikti, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është kryesisht e populluar nga serbët. UNESCO e konsideron trashëgiminë kulturore ortodokse të krishterë të Kosovës si nën kërcënim”, lexohet në lajmin e Vatican News. e.t.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV