Shkodra Elektronike sjell projektin e ri pas suksesit në Eurovision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas suksesit në Eurovision dhe jehonës së krijuar për emrin e tyre, Shkodra Elektronike duket se nuk e ka në plan të ndalet. Grupi njoftoi së fundmi publikimin e një albumi EP (album i shkurtër, që përmban zakonisht 3-6 këngë) me titull “Shndrit!”

“Pse do të vazhdojmë me [shndrit]” – shkruajnë ata, duke lënë të kuptohet se ky është vetëm fillimi i një faze të re kreative.

Ky projekt vjen si një vazhdimësi e stilit të tyre unik, ku muzika elektronike moderne bashkohet me motive tradicionale shqiptare. Ngjyrat e ndezura, format abstrakte dhe frymëzimi etno-futurist në kopertinën e albumit premtojnë një qasje të guximshme dhe eksperimentale, karakteristike tashmë për identitetin artistik të Shkodrës Elektronike.

Albumi “Shndrit” do të publikohet më 23 maj. Ky projekt po pritet me kuriozitet nga fansat, të cilët pas bujës në Eurovision ku grupi u rendit në vend të tetë me votat e publikut, janë më të shumtë dhe më të angazhuar se kurrë më parë./E.Ç

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV