“Zgjedhjet, një masakër elektorale”/ Ankohet Këlliçi: Vota e diasporës ishte kasaphanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i PD për qarkun Tiranë Belind Këlliçi ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit.  Sipas tij ato ishin një masakër elektorale dhe se “fenomeni bullgar” është përdorur gjerësisht dhe është denoncuar nga opozita.

Këlliçi shtoi se janë gjetur disa fletë votimi me një ngjyrë tjetër dhe është e konfirmuar edhe nga numëruesit në qëndrat e votimit.

“Zgjedhjet ishin një masakër elektorale. Fenomeni Bullgar i përdorur gjerësisht dhe e kemi denoncuar. Janë gjetur gjithashtu edhe disa fleta votimi me ngjyrë tjetër dhe këtë e kanë konfirmuar edhe numëruesit”. tha ai.
Sipas tij janë gjetur shumë shkelje dhe rreth 180 fletë votimi të cilat ishin identike.  Drejtuesi i PD komentoi edhe votën e diasporës të cilën e cilësoi si një kasaphane.Ai theksoi se ato kishin të njëjtën shenjë dhe ishte plotësuar nga i njëjti person.  Gjatë fjalës së tij, Këlliçi tha se gjatë ditës së zgjedhjeve është vënë re edhe krimi zgjedhor.

“Janë gjetur shumë shkelje dhe ne do faktojmë cdo gjë. Ne kemi gjetur rreth 180 fletë votimi të cilat ishin identike dhe kemi foto dhe video. Vota e diasporës ishte një kasaphanë.Ato kishin të njëjtat shenjë e cila dukej se ishte e vendosur nga i njëjti person.Në kuti janë më shumë fletë votimi se zarfa të shpërndarë. Shkeljet janë flagrante , s duhet të lihet pa u vënë re. Gjatë ditës së zgjedhjeve kemi kapur në flagrancë krimin zgjedhor.” përfundoi Këlliçi./E.T

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV