Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe antimafia italiane është arritje, pasi përmes tij u godit një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Dumani theksoi rolin e punës së Policisë dhe hetuesve të SPAK në këtë aksion mes dy vendeve.

Dumani falenderoi EUROJUST dhe EUROPOL për kontributin në hetimet e përbashkëta dhe realizimin e këtij aksioni.

“Është arritur tu jepet një goditje një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri. Ky aksion u mbështet nga hetime të thelluara. Rezultati është dëshmi e qartë e asaj që mund bëjë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve. Më lejoni të shpreh vlerësime për Policinë dhe hetuesit e  SPAK. Ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e këtij aksioni. Falenderim për EUROJUST dhe EUROPOL për hetimet në kuadër të kësaj çështjeje dhe skuadre të përbashkët me njësinë e Barit”,-tha Dumani./e.t

Të fundit

“Farsa në kuti” po zhbën farsën e Berishës

Nga Namir Lapardhaja Rinumërimi dhe verifikimi i kutive të votimit në Dibër, Elbasan dhe Tiranë po nxjerr në pah se...

VIDEO/ Shpërthime të reja në Teheran, sulmet izraelite shkaktojnë bllokime rrugësh

Një tjetër shpërthim tronditi kryeqytetin iranian mbrëmjen e sotme, këtë herë në veri të Teheranit, duke çuar në mbylljen e pjesshme të Rrugës Valiasr...

Balla në Strasburg: Shqipëria e vendosur për të hyrë në BE!

Ditën e sotme ka nisur në Strasburg takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër...

“Hidhen shashka më kot”/ Gjinushi: Nuk ka asnjë abuzim financiar në Akademinë e Shkencave

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i ftuar në studion e News 24, ka hedhur poshtë akuzat për abuzime financiare në këtë institucion,...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në edhe për Qarkun e Korçës/ Nuk ka përsëritje të zgjedhjeve

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë edhe kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Korçës. PD kishte dorëzuar një ankesë lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV