Disfata në zgjedhje, Maliqi thirrje opozitës: Koha për reflektim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje opozitës që të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se pavarësisht asaj që ai e quan si “masakër elektorale”, duhet që të ketë riorganizim në çdo strukturë dhe degë të PD e opozitës.

“I bëj thirrje opozitës nuk ka kohë për festë nëpër qarqe por kohë për reflektim, ndjesë ndaj demokratëve dhe opozitarëve! Pavarësisht masakrës elektorale, krahas mbledhjes së provave të manipulimit duhet reflektim, analizë e thellë dhe të vendosim pikat mbi “i” në riorganizimin në çdo qelizë, në çdo seksion, grupseksion dhe degë të PD dhe Opozitës.”, u shpreh Maliqi.

Tregohet kritik edhe ndaj deputetëve që sipas të cilit fituan pa meritë, po humbën demokratët e ndershëm.

“E patë vet dje megaoperacionin, të drejtuar nga Italia, i patë bosët e drogës që i dhanë fitoren Rilindjes me paratë e drogës. Të falenderojmë mbështetësit dhe stop festave dhe show-t, pasi fituan Deputetët pa meritë, por humbën demokratët dhe opozitarët e ndershëm, para të cilëve kemi detyrime shumë shumë të medha dhe duhet t’jua shpërblejmë çdo mund e sakrificë të tyre. Koha për analizë, organizim, reflektim, mobilizim për perballje dinjitoze.”, u shpreh Maliqi./e.s

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV