Goditja e tre grupeve kriminale/ Eurojust sjell detaje nga operacioni me 52 urdhërarreste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurojust ka dhënë detaje për goditjen e tre grupeve kriminale gjatë operacionit “Ura” të realizuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Grupi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Gjatë aksionit janë lëshuar 52 urdhër-arreste, përfshirë drejtues të nivelit të lartë të rrjeteve.

Operacioni u zhvillua në të dy vendet dhe rezultoi me sekuestrimin e pasurive me vlerë miliona euro, përfshirë apartamente, kompani, automjete luksoze, shuma të mëdha parash dhe sasi të konsiderueshme të kokainës dhe heroinës.

Hetimet kanë zbuluar pagesa deri në 5 milionë euro dhe trafikim të të paktën 1 800 kg lëndë narkotike.

Grupet vepronin nga Durrësi dhe disa qytete italiane, duke përfshirë Bari, Brindisi dhe Lecce, me lidhje në Amerikën Latine, Turqi dhe Evropën Veriore.

Hetimet e thelluara përfshinë përgjime, video-survejim dhe analiza të komunikimeve të koduara, të deshifruara me ndihmën e Eurojust./e.s

Të fundit

Revolucion i Apple, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Agregatori i lajmeve yeux1122 ka ndarë detaje rreth dizajnit të ri të iPhone 20, i cili thuhet se do...

100 mln euro janë gati, Bayern piketon blerjen e bujshme të verës

Thomas Müller dhe Leroy Sané. Dy largime në pak javë. Bayern duhet urgjentisht të investojë për një sulmues të majtë. Sipas gazetës gjermane Bild,...

Raporti i World Economic Forum/ Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre...

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Lajme të tjera

Web TV