Ish-punonjësit e Blake Lively thonë se puna me të ishte rraskapitëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet duket se nuk kanë fund për aktoren Blake Lively. Ndërsa beteja ligjore mes saj dhe Justin Baldoni, regjisor dhe koleg në filmin “It Ends with Us” vazhdon, të tjera pretendime që rrezikojnë rëndë reputacionin e saj po bëhen publike.

Konkretisht, gjashtë ish-punonjës të “Preserve”, kompani online e themeluar nga aktorja, e kanë përshkruar ambientin e punës si “toksik, joprofesional dhe kaotik.”

“E gjithë kompania ishte një katastrofë absolute,” tha një ish-punonjëse për Daily Mail. “Akuzat e saj ndaj Baldoni-t për kushtet e punës janë shumë ironike, duke pasur parasysh se vetë ajo menaxhonte një mjedis aq toksik dhe të çorganizuar, sa s’mund ta besoni.”

Blake Lively, tashmë 37 vjeç, lançoi “Preserve” në vitin 2014 si një dyqan online për produkte artizanale, por e mbylli pas më pak se një viti.

“Përshtypja që më la ishte se asaj nuk i interesonte asgjë. Ishte një ambient vërtet toksik,” shtoi një ish-punonjëse tjetër.

Sipas dëshmive, edhe vëllai i saj, Eric Lively, i punësuar si drejtor artistik, ishte jashtëzakonisht i papërgjegjshëm. Ish-punonjësit thonë se ai i linte të prisnin në të ftohtë jashtë studios në Manhattan, pasi vonohej për t’i hapur zyrat. Të tjerë kanë rrëfyer se kanë punuar për muaj të tërë ulur në dysheme, pasi mobiljet nuk kishin mbërritur ende.

“Eriku ishte krejtësisht i papërshtatshëm për të menaxhuar një kompani. Në shumë aspekte, ambienti ishte joprofesional. Ishte ironike që një kompani që shiste produkte luksoze, nuk kishte as zyra për punonjësit për javë të tëra, madje edhe për muaj,” deklaruan disa prej tyre.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ish-punonjësit pretendojnë se shpesh ishin të detyruar të punonin me orë të zgjatura, ndërkohë që pagat vonoheshin vazhdimisht. Disa thonë se vonesat ishin aq të mëdha sa nuk arrinin të mbulonin as shpenzimet bazë mujore./E.Ç

Të fundit

“Shpërthimi i fortë”/ Britanikja që i shpëtoi raketës në Tel Aviv tregon çastet e tmerrit

Naomi Brookarsh kishte udhëtuar drejt Tel Aviv për të takuar vëllanë, kur ndërtesa ku ai jetonte, u godit nga...

La Interin për Arabinë, Inzaghi më në fund tregon arsyen e vendimit

"Pranova sfidën e re dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh në Milano". Kështu u shpreh Simone Inzaghi në konferencën e fundit...

Aksident në Tiranë! Përplasen dy automjete, dyshimet e para…

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të Tiranës. Sipas burimeve paraprake, në...

Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se...

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot është një platformë e-commerce gjithnjë...

Lajme të tjera

Web TV