Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një marrëdhënie që ka vijuar edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në 5”, Neda u shpreh se Arbri është një nga fitoret më të mëdha që ajo ka nxjerrë nga kjo experience.

“Më ngjan shumë… më ka pritur me një qasje shumë pozitive që në momentin e parë,” tha ajo, duke shtuar se lidhja mes tyre është kthyer në një miqësi të vërtetë.

Pavarësisht diskutimeve që kanë pasur brenda shtëpisë, Neda theksoi se gjithmonë kanë ditur të ruajnë respektin dhe afërsinë mes tyre: “Pinim kafen bashkë, flisnim për fëmijët, pasionet, jetën jashtë Big Brother. Kjo tregon profesionalizëm, por edhe një lidhje njerëzore shumë të pastër.”

Sipas saj, Arbri ka treguar vazhdimisht respekt dhe dashamirësi. “E ndieja që më respektonte dhe nuk ma ka kursyer kurrë këtë ndjesi,” përfundoi Neda./e.s

Të fundit

Aksident në Tiranë! Përplasen dy automjete, dyshimet e para…

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje...

Strasburg, Balla flet me vetëbesim: Zgjedhjet qenë të shkëlqyera, Europa i bekoi

Në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Ministri i Shtetit, Taulant Balla përçoi mesazhin se Shqipëria është më e përgatitur se...

Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Blerjet në TikTok nuk janë më një fenomen i specializuar. Rrjeti social, i lindur për të publikuar video qesharake , ka evoluar. Sot është një platformë e-commerce gjithnjë...

Befasia e futbollit shqiptar! Trajneri i ri merr ofertë nga… Ruanda!

Trajneri i ri, Ditmar Bicaj, raportohet se këtë javë ka marrë një ofertë të befasishme. Me përvojë ende të vakët si trajner i Burrelit,...

Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s’u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

Zgjedhjet e 11 majit frenuan investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të këtij viti...

Lajme të tjera

Web TV