Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Qeveria e Rexhep Taip Erdogan ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t’i peshuar.

Kjo shihet në fotot e postuara në Instagram nga Ministria e Shëndetësisë së vendit. Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore (BMI).

Siç njoftoi javën e kaluar Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memisoglu, masa është ndërmarrë pasi “50% e turqve janë mbipeshë”.

“Të jesh mbipeshë do të thotë që dikush është i sëmurë dhe do të sëmuret në të ardhmen. Fëmijët e vegjël që janë obezë janë në gjendje të përballojnë tani sepse janë të vegjël, por ndërsa rriten, pesha e tyre e tepërt do të çojë në probleme ortopedike dhe të zemrës”, tha ministri turk, i cili u gjet në grupin e njerëzve me peshë mbi mesataren në një matje të kryer në Ankara. /e.s

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV