Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik Oxford Economics. Treshja kryesuese dominon në ekonomi, kapital njerëzor dhe cilësi jete.

Renditja analizon pesë shtylla kryesore: ekonominë, kapitalin njerëzor, cilësinë e jetës, mjedisin dhe qeverisjen. Këto kritere kombinohen për të përcaktuar sa tërheqës është një qytet për investime, talent ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm, shkruan A2 CNN.

Sipas raportit Nju Jorku spikat për përqendrimin e industrive të fuqishme si financa, teknologjia dhe krijimtaria. Londra shkëlqen në tërheqjen e talenteve globale, falë universiteteve të saj prestigjioze dhe Parisi kryeson për cilësinë e lartë të jetesës.

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu qytete si San Jose (Silicon Valley), Seattle, Melbourne, Sydney, Boston, Tokio dhe San Francisco.

Italia ka mbetur pas në këtë renditje, Milano është qyteti italian më i lartë i renditur, në vendin e 82-të, ndërsa Roma zbret më poshtë, në vendin e 112-të. Një rezultat që ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e qyteteve italiane për të konkurruar globalisht në aspektin e zhvillimit dhe inovacionit.

Ndër qytetet evropiane, Londra, Parisi dhe Dublini (në vendin e 13-të) udhëheqin listën, ndërsa kryeqytetet nordike si Stokholmi, Oslo dhe Kopenhagen vlerësohen për cilësinë e administratës publike dhe qeverisjen efikase. Zyrihu dhe Gjeneva gjithashtu marrin nota të larta në këtë drejtim.

Fakt interesant mbetet se Madridi është i vetmi qytet mesdhetar evropian në top 50, duke u renditur në vendin e 44-të./e.t

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV