Kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës! Mes tyre Xhevdet Plaku dhe Voltan Xhani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”. Ndalimi i disa prej tyre u bë i mundur në një restorant në Gjirin e Lalzit. Mes të arrestuarve janë edhe Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani.

Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:   

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje; 

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë,  pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

 O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

 F. Q., 36 vjeç,  banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.” 

 Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera. “, njoftoi policia./e.t

Të fundit

100 mln euro janë gati, Bayern piketon blerjen e bujshme të verës

Thomas Müller dhe Leroy Sané. Dy largime në pak javë. Bayern duhet urgjentisht të investojë për një sulmues të...

Raporti i World Economic Forum/ Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre...

Superbomba amerikane GBU-57, e vetmja që zgjidh problemin me Iranin

Pika kyçe mbrohet nga "mali i shenjtë", siti bërthamor Fordow. Brenda këtij bunkeri gjigant, Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për...

“Durimi ynë u sos”/ Trump kërcënon liderin iranian: Paç fat

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kur u pyet për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj lakonikisht: Paç fat. Ai theksoi se durimi i SHBA-së “ka...

Shqipëria, e para në Europë për fluturimet, 160% më shumë se para pandemisë

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV