Mishi i ariut do t’i shitet publikut në Sllovaki, qeveria njofton planin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t’i shitet publikut në Sllovaki. Vendimi i qeverisë populiste të krahut të djathtë është publikuar në mediat ndërkombëtare, sipas të cilave, Sllovakia ka planifikuar të vrasë një të tretën e 1,300 arinjve të vendit, konkretisht 350 kafshë, pas disa sulmeve ndaj njerëzve. Mishi, i konsideruar si delikat në Evropën Lindore, do të dalë në shitje.

Ariu i murrmë konsiderohet një specie “pothuajse e kërcënuar” në BE dhe gëzon mbrojtje të veçantë. Vrasja e një numri të madh të ekzemplarëve në Sllovaki është kritikuar ashpër nga ambientalistët, partitë e opozitës dhe nga Parlamenti Evropian, shkruan A2 CNN.

Duke filluar nga java e ardhshme, njoftoi qeveria, organizatat e lidhura me Ministrinë e Mjedisit do të jenë në gjendje të shesin mishin, sapo të garantohen kushtet ligjore higjieno-sanitare.

“Ne do të lirojmë për konsum çdo ari të vrarë që plotëson kushte të caktuara”, tha Ministri Filip Kuffa. “Pse? Sepse mishi i ariut është i ngrënshëm”, përcjell A2 CNN

Arinjtë janë bërë një çështje politike në Sllovaki, për shkak të numrit në rritje të sulmeve ndaj njerëzve, disa prej të cilave fatale. Vendi regjistroi 54 sulme midis viteve 2000 dhe 2020. Numri mesatar është rritur në 10 në vit.

Prillin e kaluar, një burrë u vra ndërsa po ecte në një pyll në qendër të vendit.

Pak më vonë, kryeministri populist Robert Fico njoftoi 350 vrasje, duke deklaruar se “nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyll”. Qeveria thotë se sulmet janë për shkak të numrit të tepërt të gjitarëve në qarkullim. Një tezë e kontestuar nga ambientalistët, raporton A2 CNN.

Lexo edhe :  A po e forcon Donald Trump Evropën?

Mishi i ariut konsumohet vetëm në disa vende të Evropës Lindore dhe Veriore dhe paraqet rrezikun e helmimit nga Trichinella, një parazit. Bashkimi Evropian kërkon që mishi të mos nxirret në shitje pa një test për Trichinella. m.p.

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV