Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie, sugjeron një provë klinike. BBC sjell dëshminë e një 45- vjeçareje, të cilës iu dhanë pak shanse për të mbijetuar pas diagnozës me kancer në gjuhë.

Laura Marston mori imunoterapinë para dhe pas operacionit, të cilën studiuesit thonë se e ndihmon trupin të mësojë të sulmojë kancerin nëse ai rikthehet.

Si pjesë e një studimi ndërkombëtar mbi mënyra të reja për të trajtuar kancerin, ku morën pjesë ekspertë nga Instituti i Kërkimeve për Kancerin në Londër, Laura ishte një nga më shumë se 350 pacientet që iu dha ilaçi imunoterapik pembrolizumab para dhe pas operacionit për të përgatitur mbrojtjen e trupit. Qasja e re tregoi rezultate pozitive. Ajo dyfishoi kohëzgjatjen e kohës që pacientët ishin pa kancer, mesatarisht, nga rreth 2.5 vjet në pesë vjet, përcjell A2 CNN.

Pas tre vitesh, pacientët të cilëve iu dha pembrolizumab kishin një rrezik 10% më të ulët që kanceri i tyre të rikthehej në pjesë të tjera të trupit.

Gjashtë vjet më vonë, Laura punon me kohë të plotë dhe thotë se është “në një pozicion të mirë dhe po ia del shumë mirë”. “Ka qenë fenomenale për mua, sepse jam këtu, në gjendje të flas me ju. Vetëm kjo imunoterapi e mrekullueshme më ka rikthyer jetën time”, thotë ajo, raporton A2 CNN.

Kjo është shenja e parë e një përparimi për pacientët me këtë kancer të vështirë për t’u trajtuar prej 20 vitesh, thonë shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimi.

Lexo edhe :  A na kalon jeta para syve në momentin e vdekjes?/ Çfarë thonë studimet

Kanceret në kokë dhe qafë janë të njohura për vështirësitë e tyre në trajtimin e tyre dhe ka pasur pak ndryshime në mënyrën se si trajtohen pacientët në dy dekada.

Më shumë se gjysma e atyre që diagnostikohen me kancer të avancuar të kokës dhe qafës vdesin brenda pesë viteve.

Gjetjet e studimit po prezantohen në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO).

Studimi, i quajtur Keynote, përfshiu 192 spitale në 24 vende, u drejtua nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Uashingtonit në St Louis dhe u financua nga kompania farmaceutike MSD./kb

Të fundit

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Lajme të tjera

Web TV