Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen tek ‘Gjuha e Huaj’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 27000 maturantë do të zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj.

Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë), dhe të paktën 2 stilolapsa.

Gjatë provimit nxënësit duhet të kenë veshje të rregullt, uniforma e shkollës. Gjatë kosës që zhvillohet provimi  ndalohen rreptësisht: telefonat dhe ora smart.

Rregulla gjatë provimit:

Nxënësit duhet të përdorin stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit;

Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin;

Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim;

Nuk lejohet largimi para 12:30;

Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.

Provimet, përfshirë Gjuhën e Huaj, Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematikën dhe Provimin me Zgjedhje, do të zhvillohen nga data 3 deri më 24 qershor.  Gjuha Shqipe dhe Letërisa do të zhvillohen më 10 qershor, Matematika më 17 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 24 qershor.

Provimi me zgjedhje ofron një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur./e.t

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV