Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas SportMediaset, marrëveshja mes klubeve është finalizuar për një shumë që kap vlerën e 70 milionë eurove, duke përfshirë edhe bonuset. Në Angli flitet për 55 milionë euro pagesë fikse dhe pjesa tjetër në formë bonusesh.

Pavarësisht një sezoni të vështirë për Milanin, Reijnders ishte ndër të paktët që shkëlqeu, duke përfunduar sezonin me 15 gola dhe 5 asistime. I blerë nga AZ për vetëm 20.5 milionë euro dy vite më parë, transferimi i tij te City mund të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Milanit, duke kaluar edhe transferimin e Kakás te Real Madridi në vitin 2009 për 67 milionë euro.

Reijnders pritet të vihet menjëherë në dispozicion të Guardiolës për Kupën e Botës për Klube, ku City debuton më 18 qershor kundër Wydad, shkruan A2 CNN.

Në një intervistë për Voetbal International, Reijnders tha: “Premier League është ëndërr për çdo djalosh. Kam folur vetëm me Nathan Aké për transferimin, jo me Guardiolën. City ka qenë gjithmonë një skuadër që kam ndjekur, veçanërisht për De Bruyne. Tani nuk më besohet se ku kam arritur në vetëm katër vite.” m.p.

Të fundit

Sfidoi KAS-in pasi i ndaloi hyrjen, Asllan Dogjani shoqërohet nga policia

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të ndalojë hyrjen e e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në ambientet e...

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo u deklarua nga Sekretari i...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Lajme të tjera

Web TV