BioNtech nis testet klinike te njerëzit për vaksinën kundër kancerit të mushkërive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë revolucionare kundër kancerit të mushkërive, ka hyrë në fazën e parë të testimeve klinike te njerëzit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Vaksina mRNA, e quajtur BNT116 dhe e zhvilluar nga kompania gjermane BioNTech, synon kancerin jo-qelizor të vogël të mushkërive (NSCLC), forma më e zakonshme dhe më vdekjeprurëse e kancerit të mushkërive.

E ndërtuar mbi të njëjtën teknologji që u përdor në vaksinat kundër COVID-19, kjo vaksinë synon të trajnojë sistemin imunitar për të njohur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene, duke minimizuar njëkohësisht dëmtimin e indeve të shëndetshme.

Një nga pjesëmarrësit e parë në provë është 67-vjeçari Janusz Racz nga Londra, i cili ka nisur trajtimin në Spitalin Universitar College London.

Në total, rreth 130 pacientë në shtatë shtete të ndryshme do të përfshihen në këtë fazë fillestare të provës, mes tyre 20 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Vaksina do të administrohet me doza javore, të ndjekura nga injeksione mirëmbajtëse dhe në kombinim me imunoterapi, për të forcuar përgjigjen e organizmit ndaj kancerit.

Shkencëtarët shpresojnë që kjo qasje të mos trajtojë vetëm tumoret ekzistuese, por edhe të parandalojë rikthimin e tyre, një sfidë madhore në mbijetesën e pacientëve me kancer të mushkërive.

Nëse provat rezultojnë të suksesshme, vaksina mund të hapë rrugën për trajtime të personalizuara të kancerit dhe të përmirësojë ndjeshëm shanset e mbijetesës për miliona pacientë në mbarë botën.

BURIMI: https://www.uclh.nhs.uk/news/first-uk-patient-receives-innovative-lung-cancer-vaccine/skyweb.al

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Lajme të tjera

Web TV