Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët mes shqetësimeve se pjesëmarrja e ulët mund ta bëjë votimin të pavlefshëm. Sa i përket shtetësisë, italianët po I përgjigjen pyetjes nëse mbështesin reduktimin e periudhës së rezidencës së kërkuar për të aplikuar për shtetësi italiane në 5 vite, raporton A2 CNN.

Një qytetar i një vendi jo anëtar të BE, pa martese apo lidhje gjaku në Itali, duhet aktualisht të jetojë për 10 vite në vend para se të aplikojë për shtetësi, një proces që mund të marrë vite të tjera.

Mbështetësit pretendojnë se reforma mund të prekë rreth 2.5 milion shtetas të huaj që jetojnë në vend, shumica e të cilëve shqiptarë, e do të vendoste ligjin për shtetësinë në Itali në një linjë me ato të vendeve të tjera europiane si Gjermania dhe Franca. Masa u propozuar nga sindikata kryesore italiane dhe partitë opozitare të së majtës, shkruan A2 CNN.

Kryeministrja Meloni tha se do të shfaqej në qendrat e votimit por se nuk do të hidhte votën e saj. E majta ka kritikuar këtë veprim si antidemokratike, pasi sipas tyre nuk ndihmon në tejkalimin e 50 përqindëshit në pjesëmarrje për ta bërë votimin e vlefshëm. m.p.

Të fundit

Çfarë ndodhi sot në Shkodër? Dy shtetas konfliktohen, policia në vendngjarje

Një person ka plagosur me thikë një 33-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Prek Cali", për motive...

50 gradë celcius? Pritet vala më ekstreme në histori!

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje...

Zbulohet mesazhi që prishi akordin e Nico Williams te Barcelona

Félix Tainta është agjenti i Nico Williams dhe vëllait të tij Iñaki, si dhe lojtarëve të tjerë të Athletic Bilbaos, dhe ishte ai që...

Vila romake u zbulua gjatë ndërtimit të shkollës, Gonxhja: Ndryshon projekti

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka vizituar ditën e sotme strukturën arkeologjike në qytetin e Durrësit, ku së fundmi është zbuluar...

Kosovë, 5% më shumë raste me kancer çdo vit

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së...

Lajme të tjera

Web TV