Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion, nga rrugicat e tregjeve popullore deri në kontratat më të majme të ndërtimit. Në sytë e shqiptarëve, euro nuk ishte thjesht një valutë….ishte garanci, prestigj, status. Por sot, ajo nuk është më as hijeshia që ishte. E zbehtë në kurset e këmbimit, e pa forcë në dorën e emigrantit, euro po jeton ditët e saj më të zymta.

“Deri diku kjo do të ishte e pritshme. Për aq kohës a le po përdorim më shumë euron se lekun, sigurisht që do të vinte një ditë që do të ndodhte “vdekja e saj”, thotë për A2 CNN, Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.

Koha si çdo regjim, i ka ditët e veta të numëruara. Dhe sot, euro nuk shkel më mbi qilim të kuq në tregun valutor shqiptar. Me kokën ulur, ajo shitet për më pak se 98 lekë. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na2088-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri.

“Vdekja e euros!” Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni

“Rritja e remitancave nga emigrantët, hyrjet masive të turistëve tëhuaj që sjellin valutë, investimet e huaja që përllogariten në euro, si dhe mungesa e kërkesës për të blerë valutë për importe – të gjitha kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të qëndrueshëm të euros. E gjithë kjo ndodh ndërsa Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg për të blerë valutë dhe për të shmangur një rënieedhe më dramatike”, thekson Vakaj.

Banka e Shqipërisë mundohet ta mbajë në jetë. Bën ndërhyrje. Blerje. Sinjale. Por tregu nuk fal: Në raport me qershorin e njëviti më parë, euro ka humbur mbi 2 pikë.

Lexo edhe :  Zgjedhjet mbajtën arkën plotë, s'u realizuan investimet!/ Në 5 muaj u shpenzuan 2.6 mld €

“Vdekja e euros!” Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni

“Kjo nuk është vetëm një krizë kursi. Është një ndryshim paradigme. Një kohë e re ku lekut po i jepet dinjitet. Një realitet i ri ku euroja nuk frikëson më, por barazohet. Një botë ku fiton ai që merr pagë në lekë… dhe humbet ai që paguhet në euro”, shton Vakaj.

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Por mbetet për t’u parë nëse ky është një fund i përkohshëm, një kapitull i ri i lekut, apo thjesht një episod në ciklin e luhatjeve monetare që i karakterizon tregjet në tranzicion./e.t

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV