Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të shkuar, arsimtarët do të kenë mundësi të paguhen në bazë të meritës. Drejtori i agjencisë të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar Gerti Janaqi, në një intervistë televizive sqaron se tashmë mësuesit e rinj mund t’i nënshtrohen testimit të informatizuar nëse kanë dëshirë edhe me 3 vite punë, për të fituar kategorinë e mësuesit të kualifikuar. “Sistemi i ri i kualifikimit të mësuesve vjen me disa risi.

Prej më shumë se një viti kemi një ndryshim të fashave të mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, nëse dikur mund të aplikonin ku mbushnin 7 vite, tashmë mund të aplikojnë që sa mbushin 3 vite. Një risi e dytë ka të bëjë me bonusin financiar të atyre mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, ka një rritje me 50% të bonusit financiar. Mësuesit 3-vjeçar kanë një test të informatizuar, orë të hapur dhe projekt”, theksoi Janaqi. Kategorinë për mësues specialist, arsimtarët mund ta përfitojnë vetëm pas 8 vitesh punë, ndërsa si mësues mjeshtër pas 15 vitesh punë, duke u shoqëruar edhe me rritje page.

“Mësuesit e kategorisë së dytë dhe të tretë, janë të lehtësuar nga testi sepse kanë një përvojë më afatgjatë, por duhet të prezantojnë një orë mësimore e cila vëzhgohet në praninë e kolegëve dhe një projekt i cili mund të realizohet edhe me nxënës”, u shpreh Drejtori i Agjencisë të Sigurimit të Cilësisë në arsimin parauniversitar./kb

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV