Prokuroria e Posaçme i ka dërguar një fletëthirrje liderit demokrat Sali Berisha, për t’u paraqitur ditën e martë, më 10 qershor në ambientet e organit të akuzës. Referuar shkresës me firmën e prokurorit Elvin Gokaj, Berisha do të merret në pyetje për një rast të ri.
“Neser ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishen per te dhënë shpjegime ne lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan avokati Genc Gjokutaj.
SPAK kërkon të marrë dëshminë dhe përgjigjet e Sali Berishës në lidhje me një kallëzim penal të bërë ndaj tij nga gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka.
Lidëeri demokrat e ka sulmuar gjerësisht në media dhe nëpër konferenca zyrtare kryetaren e Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar që vendimet e dhënë prej saj, në dëm të tij, të prishen sepse ajo ka fshehur një dënim në Greqi dhe ka ndërruar emrat. m.p.