147-vjetori i Lidhjes Shqiptare/ Presidenti Begaj pritet në Prizren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Begaj u prit nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Kreu i Shtetit vizitoi sot Prizrenin në kuadër të 147-vjetorit të ‘Lidhjes Shqiptare’.

I shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, Presidenti Begaj ka ecur në këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku është takuar me qytetarët e Prizrenit dhe të trojeve shqiptare, të cilët ishin mbledhur për të shënuar këtë përvjetor.

Gjatë fjalës së tij Begaj theksoi se “Lidhja e Prizrenit na bashkon të gjithëve” dhe shtoi se “historia nuk mësohet vetëm në libra, por edhe duke vizituar vendet ku kanë ndodhur ngjarjet historike.”

Kjo vizitë vjen në një ditë me rëndësi të veçantë historike, pasi më 10 qershor 1878 nisi themelimi i Lidhjes së Prizrenit një moment kyç në historinë e lëvizjes kombëtare shqiptare./e.t

Të fundit

Sfidoi KAS-in pasi i ndaloi hyrjen, Asllan Dogjani shoqërohet nga policia

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të ndalojë hyrjen e e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në ambientet e...

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo u deklarua nga Sekretari i...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Lajme të tjera

Web TV