Bashkia e Tiranës miraton 1100 kredi të buta për çiftet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Ky vendim vjen si pjesë e një programi strehimi që synon të mbështesë qytetarët me të ardhura të ulëta ose të mesme.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë dhënë 3651 kredi të buta, ndërsa me miratimin e sotëm ky numër rritet ndjeshëm. Përfituesit përfshijnë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe individë që kanë nevojë për mbështetje për të siguruar një strehë të qëndrueshme.

Përveç kredive të buta, bashkia ka shpërndarë 2057 bonuse strehimi dhe ka vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira për familjet që nuk kanë mundësi të tjera strehimi.

Masat e strehimit janë pjesë e një pakete më të gjerë sociale, e cila përfshin gjithashtu abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin e 50% të tarifës së konviktit për studentët që studiojnë larg shtëpisë. m.p.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV