Berisha sot në SPAK, është thirrur për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet sot, në orën 10:00, në SPAK për t’u pyetur lidhur me një kallëzim për shpifje të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ai do të pyetet si person në dijeni lidhur me një deklaratë të vajzës së tij, Argita Berisha se gjyqtarja ka marrë rrushfet prej 500 mijë eurosh nga një eksponent i PS-së.

Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij, ndërsa refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal, deri në shoqërim të detyrueshëm. Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita Berisha vitin e kaluar, se ajo “kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së”.

Berisha organizoi një “fushatë” sulmesh ndaj gjyqtares menjëherë pasi u shortua për dosjen e aferës “Partizani” dha masat “arrest shtëpie” për Berishën dhe “arrest me burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka ka kërkuar në tetorin e kaluar (2024) nga SPAK, që të hetojnë deklaratat  e Argita Berishës, e cila do të deklaronte në një konferencë për shtyp më 23 shtator 2024, se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat” dhe se në një video gjyqtarja Irena Gjoka del duke i kërkuar një ish-eksponenti socialist 500 mijë euro ryshfet që të mos e fuste në grup të strukturuar kriminal. Po për këtë çështje Argita Malltezi u thërrit më 9 janar në SPAK, për tú pyetur lidhur me akuzat ndaj gjyqtares Gjoka.

Gjoka është gjyqtarja e hetimit paraprak që caktoi masat e sugurisë për Berishën, i cili ndodhet në masën detyrim paraqitje, dhe dhëndrin e tij me masë arrest në shtëpi. /e.t

Lexo edhe :  E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Të fundit

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Lajme të tjera

Web TV