Sali Berisha ka mbërritur në SPAK pasi u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Ndërsa u shpreh se nuk i njeh dosjet konkrete, Berisha sulmoi dhe SPAK teksa tha se është institucioni i bashkëpunimit me krimin.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…
Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha para se të hynte në SPAK./e.t