Gjykata rrëzon padinë 400 milionë dollarëshe të Justin Baldonit kundër Blake Lively

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatës në Nju Jork ka rrëzuar padinë prej 400 milionë dollarësh të Justin Baldonit ndaj Blake Lively për shpifje dhe zhvatje. Të dy aktorët luajtën bashkë në filmin It Ends with Us (2024) dhe janë përfshirë në një betejë ligjore pas akuzave të Lively për ngacmim seksual ndaj Baldonit.

Gjykatësi Lewis Liman vendosi se padia e Baldonit nuk paraqiti prova të mjaftueshme dhe se deklaratat e Lively-t ishin të mbrojtura ligjërisht. Po ashtu, nuk u provua që gazeta New York Times kishte vepruar me keqdashje kur raportoi mbi çështjen.

Padia e Lively u ngrit në dhjetor 2024 ndaj Baldonit dhe kompanisë së tij Wayfarer Studios, duke pretenduar ngacmim në set dhe hakmarrje pas ankesave të saj. Baldoni reagoi me një kundërpadi, duke akuzuar aktoren, bashkëshortin e saj Ryan Reynolds dhe gazetën për shkatërrimin e reputacionit të tij.

Gjykata i lejoi Baldonit të riformulojë disa nga akuzat deri më 23 qershor. Ndërkohë, mesazhet e publikuara mes dy aktorëve tregojnë një raport miqësor dhe mbështetës gjatë xhirimeve, ndonëse me disa tensione të përshkruara më vonë./E.Ç

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV