Letoni-Shqipëri/ Njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas barazimit pa gola në Tiranë përballë Serbisë, Shqipëria bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Letonisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë luajnë një ndeshje vendimtare sot në mbrëmje në Riga, me fitoren të vetmen alternativë, nëse duhet që të mbajmë gjallë shpresat për një vend në Botëror.

Pritet që trajneri Silvinjo të bëjë disa ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e fundit kundër Serbisë. Është e sigurt mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti, që për shkak kartonësh nuk do të luajë kundër Letonisë.

U mësua se në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Ismajli. Mitaj, Ajeti dhe Hysaj do të plotësojnë prapavijën, ndërsa Strakosha pritet që të luajë si titullar në portë.

Ndryshime pritet të ketë edhe në repartet e tjera. Në mesfushë rikthehet Ramadani, ndërsa në krah të tij do të jenë Asllani dhe Laçi. Ndërsa Broja, Asani dhe Daku pritet që të formojnë repartin e sulmit.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në grupin K, Shqipëria qëndron në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, pas kryesuesve të Anglisë, që kanë koleksionuar 3 fitore në po aq ndeshje të luajtura./e.t

Të fundit

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Lajme të tjera

Web TV