“Luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë, gjithashtu të urdhërojë dislokimin e 700 marinsave, siç thuhet, për të vendosur qetësi dhe shuar protestat pro emigrantëve. Megjithatë manifestimet nuk janë shuar. Për të disatën ditë me radhë, me qindra njerëz kanë protestuar operacionet e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve.

Reagimi i policisë, bashkë me ndërhyrjet ushtarake, prodhuan skena dhune por edhe arrestime të shumta. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka ndërmarrë hapa ligjorë për të sfiduar urdhrat e presidentit Trump për angazhimin e forcave të armatosura pa lejen e liderit rajonal. Kjo nxiti dhe këtë reagim të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Ai është një guvernator i paaftë. Shikoni punën që po bën në Kaliforni. Ai po shkatërron një nga shtetet tona të mëdha. Nuk e di çdo të ndodhte nëse nuk do të përfshihesha, nëse nuk do të sillnim gardën. Në fakt duhej që të sillnim më shumë ushtarë, sepse duhet të sigurohemi që do të ketë ligj dhe rend. Patët një katastrofë që ndodhi dhe tani ata e pranojnë se ishte një katastrofë. E pashë shefin dje, i cili është një njeri i mirë, meqë ra fjala, dhe tha, ‘epo, jemi me fat që e bëmë këtë’, sepse ishin të mbingarkuar. E patë çfarë po ndodhte”, tha Trump.

Megjithatë kryebashkiakja e Los Anxhelos nuk pajtohet aspak me ndërhyrjen e qeverisë federale.

“Duhet të ndalojnë operacionet e ndalim-dëbimit. Kjo nuk duhet të ndodhë në qytetin tonë. Nuk është e justifikuar. Dhe e vetmja gjë që bën është të kontribuojë në kaos. Ky ishte kaos që filloi në Uashington DC. Të enjten qyteti ishte i qetë, të premten nuk ishte për shkak të ndërhyrjes së qeverisë federale. Dhe përsëri, nuk mendoj se qyteti ynë duhet të jetë një rast prove, një laborator”, tha kryebashkiakja Bass.

Lexo edhe :  Ngushtica e Hormuzit: 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

Demonstratat nisën në zemër të Los Anxhelos të premten pasi oficerët e Agjencisë për emigracionin kryen disa operacione ku ndaluan dhjetëra emigrantë./kb

Të fundit

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra...

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar për...

Lajme të tjera

Web TV