Ndalimi i anijes me aktivistët/ Mijëra qytetarë protestojnë në Athinë kundër Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Athinës dhe Selanikut për të protestuar kundër ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj anijes Madleen dhe aktivistëve që ndodheshin në bordin e saj me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Në Athinë, protestuesit u mblodhën në lagjen Panormu dhe më pas marshuan drejt ambasadës së Izraelit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të ekuipazhit, thyerjen e bllokadës në Gaza dhe fundin e “gjenocidit ndaj popullit palestinez”.

Parulla “Liri për Palestinën” mbizotëronte në pankartat dhe thirrjet e protestuesve

Prania e policisë ishte dinamike dhe forca të shumta kishin rrethuar ambasadën me autobusët e blinduar të forcave të rendit. Thuajse shumica e partive opozitare greke kanë dënuar me deklarata sulmin ushtarak të forcave izraelite ndaj një anijeje civile dhe ekuipazhit të saj të paarmatosur dhe kërkojnë ndërhyrjen e organeve të BE.

Zoi Konstantopoulou, lidere e partisë politike “Lundrimi i Lirisë’.

U bëj apel të gjitha qeverive, të gjitha qeverive të Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, të ndërmarrin veprime për të mbrojtur popullin palestinez që po përjeton një gjenocid, për të mbrojtur aktivistët tanë dhe për të mbrojtur njerëzimin.”

Në përfundim të protestës disa persona të grupeve anarkiste kanë hedhur bomba molotof ndaj disa policëve të trafikut rrugor dhe më pas janë shkaktuar tensione.

Atmosferë e tensionuar ka qenë edhe në Selanik në një protestë të ngjashme nga qindra grekë të mobilizuar nga nisma greke March to Gaza dhe aktivistë  e organizata, si Komuniteti Palestinez në Greqi.

Në disa media greke sot zë një vend të veçantë parulla që mbante në duar një protestuese dje ku shkruhej  se  Izraeli mund të ndalojë një varkë të vogël që transporton ndihma humanitare, por nuk mund të ndalojë presionin e një lëvizjeje globale./kb

Të fundit

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Lajme të tjera

Web TV