“Qetësohen” çmimet në maj! Inflacioni zbret në 2.2%, argëtimi bëhet më i shtrenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e mallrave të konsumit janë rritur më ngadalë në muajin maj, në krahasim me prillin, kur inflacioni arriti nivelin më të lartë në një vit.

Instat raportoi se inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2025 është 2,2 %, nga 2.3% që ishte një muaj më parë. Inflacioni vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Si gjithmonë, efektin kryesor në rritjen e çmimeve vijojnë ta japin ushqimet.

Instat raportoi se Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,30 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,07 pikë përqindje.

Argëtimi me rritjen më të madhe

Krahasuar me muajin Maj 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,2 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %, “Komunikimi” me 1,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,1 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 % dhe “Shëndeti” me 0,5 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1,2 %.

Lexo edhe :  Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 7,2 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,8 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,8 %, “mish” me 3,8 %, “bukë dhe drithëra” me 0,9 %, etj./Monitor

inf-

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV