Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë, gjithashtu edhe në projeksionet e reja qeveritare.

Pas zgjedhjeve, shefi i mazhorancës i ka patur të rralla daljet për mediat, por këtë të martë riktheu rubrikën “Sy m’sy” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të përzgjedhura që kishin ardhur nga qytetarët.

Nuk ndau detaje për ndryshimet në ekipin e tij, përveç vlerësimit për popullin shqiptar që i dha mandatin e katërt.

Qeveria po pret një lajm të mirë nga Brukseli, hapjen e një grup tjetër të kapitujve me BE në fund të qershorit: “Urojmë dhe dëshirojmë që së shpejti të hapim një grupkapitull tjetër”.

Fokusin ndërkohë e ka te Samiti i NATO-s në 2027 që do të jetë një tjetër moment, sipas Kryeministrit, që do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare: “Kemi nisur organizimin. Ne kemi topin dhe me një masterplan do të jemi në qendër”.

Në mendje ka edhe një tjetër sfidë. Tirana është në një garë kokë më kokë me Madridin për të organizuar aktivitetin për ndarjen e çmimeve botërore për futbollin: “Globe Soccer Awards. Do ishte e bukur që çmimin Yamalit t’ia japim në Tiranë”.

Qytetarët kishin shqetësime të tjera dhe pyetën kryeministrin nëse këtë vit do të kenë hapësira publike në plazhe apo jo: “Në të gjithë Shqipërinë do kesh hapësira publike”.

Tiranës i doli zot sa i përket ankesave, si për jetën kulturore në kryeqytet ashtu edhe atë sociale: “Tirana ka kinema, teatër, muze dhe një muze të ri. Plan me pastrime e zaptimit të Tiranës”.

Lexo edhe :  Lamtumirë Leka Bungo! Regjisori i njohur ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare

Ndërsa kryeministri bën plane për qeverinë e re, socialistët po presin në heshtje fatin e tyre politik. Sa afër apo larg shefit të tyre do të jenë në këtë start të 4 viteve të ardhshme. m.p.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV