Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për shkak të kërcënimeve terroriste, krimit të organizuar dhe pasigurisë në zonat publike. Sipas sistemit me katër nivele të paralajmërimit, disa nga destinacionet më të njohura turistike janë tashmë nën mbikëqyrje të shtuar.
Çfarë është sistemi i paralajmërimit të SHBA-së? Sistemi amerikan ndahet në katër nivele:
Niveli 1 – Masat paraprake normale: Vende të sigurta ku këshillohen masa bazë kujdesi.
Niveli 2 – Tregoni kujdes të shtuar: Ka rreziqe të rritura, ndaj këshillohet vigjilencë.
Niveli 3 – Rishqyrtoni udhëtimin: Rreziqe serioze për sigurinë.
Niveli 4 – Mos udhëtoni: Vende shumë të rrezikshme për turistë.
Italia, Belgjika dhe Holanda në Nivelin 2: Në shënjestër për sulme terroriste
Italia, Belgjika dhe Holanda, ndonëse janë ndër vendet më të preferuara për pushime, janë vendosur në Nivelin 2, për shkak të kërcënimeve të mundshme terroriste, kryesisht në zona turistike, aeroporte dhe qendra tregtare.
Shqipëria nën vëzhgim për shkak të krimit të organizuar – Edhe Shqipëria është klasifikuar në Nivelin 2, por për arsye të tjera. Sipas paralajmërimit amerikan, dhuna që lidhet me rrjetet e drogës dhe krimin e organizuar, veçanërisht në rajonet e largëta, përbën rrezik për turistët. “Aftësia e zbatimit të ligjit për të mbrojtur udhëtarët është e kufizuar në disa zona,” thuhet në njoftim.
Serbia në listë për grabitje dhe mungesë sigurie në banka – Në të njëjtin nivel me Shqipërinë është edhe Serbia, ku paralajmërimi fokusohet në vjedhjet, veçanërisht në afërsi të bankave. Shtetasit amerikanë këshillohen të shmangin ekspozimin e sendeve me vlerë.
Niveli më i lartë – “Mos udhëtoni”: Bjellorusia dhe Ukraina. m.p.