Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve të mediave vendase, njëri prej autorëve është shtetas shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur kur të tre agresorët, të cilët ndodheshin në një automjet pas një makine pastrimi që po boshatiste koshat e plehrave, janë acaruar pasi nuk kanë mundur ta kalojnë atë.
Situata ka degjeneruar në dhunë, me autorët që kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar në mënyrë brutale punonjësin e pastrimit.
Pamjet e incidentit tashmë janë bërë publike nga mediat greke, ndërsa autoritetet kanë identifikuar njërin prej agresorëve si një 34-vjeçar shqiptar, i cili rezulton me të kaluar kriminale në Greqi dhe aktualisht është shpallur në kërkim. m.p.