Gara për kreun e BKH/ Nga Gledis Nano te Haki Çako, SPAK publikon emrat e kandidatëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, SPAK ka publikuar listën me kandidatët për kreun e BKH-së.

Ata janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani, Nevrus Ndregjoni. Në total janë 13 kandidatë.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak, do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

NJOFTIM PËR SHTYP:

Tiranë, 10 qershor 2025

Mbi procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak, do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit./e.t

Të fundit

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu...

Rama: 1000 familje përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se mbi një mijë familje në nevojë do të përfitojnë nga Programi...

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak, i cili ishte rekrutuar për...

Aksident dhe sherr, policia nxjerr pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije...

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të luante me Lamine Yamal. Ai...

Lajme të tjera

Web TV