A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik të ulur të sëmundjeve të mëlçisë.

Ky studim u mbështet, zbuloi se pirësit e kafesë kishin 21 % rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë dhe 49 % rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundja kronike e mëlçisë.

Ndërsa përfitimet shëndetësore dukeshin më të larta tek njerëzit që pinin kafe të bluar. Sipas studiuesve, kafeja e bluar përmban nivelet më të larta të disa përbërësve që mendohet se mbrojnë nga sëmundja e mëlçisë.

Edhe pse studiuesit ende po mësojnë se si kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë, ata dyshojnë se kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore ose anti-fibrotike.

Ato thonë se kafeja mund të përdoret si një mënyrë e përballueshme, për të ndihmuar në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë.

Kafeina dhe shëndeti i mëlçisë

Ky studim shton provat në rritje se kafeja ofron përfitime për shëndetin e mëlçisë.

Shumë studime të mëparshme tregojnë për një rrezik më të ulët të cerozës, përmirësime të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, nivele më të ulta të shtrimit në spital dhe vdekshmërisë nga ceroza.

Gjithashtu studimet kanë treguar se konsumi i kafesë është i lidhur me uljen e niveleve të enzimave të mëlçisë.

Nivelet e larta të enzimave të mëlçisë ndonjëherë mund të jenë shenjë e inflamacionit ose dëmtimit të mëlçisë.

Sipas studiuesëve është e vështirë të përcaktohet se si dhe pse, kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë.

Dhe sipas tyre mund të ketë edhe faktorë të tjerë kontribues që nuk janë identifikuar ende.

Prandaj nevojiten më shumë kërkime për të mësuar sesi kafeja, mund të përmirësojë problemet e mëlçisë.

Lexo edhe :  Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Sa kafe duhet të pini?

Ekspertët rekomandojnë një deri në dy filxhanë me kafe të zezë, në ditë.

Njerëzit që shfaqin urth ose kanë probleme gastrointestinale duhet të përshtasin konsumin e sasisë së kafesë në varësi të tolerancës që kanë

Përveç kësaj, njerëzit me sëmundje të rënda kardiake ose presion të lartë të gjakut duhet të shmangin kafenë e tepërt nëse përkeqëson gjendjen e tyre./E.Ç

Të fundit

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball...

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

Lajme të tjera

Web TV