A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në vend, ku janë prekur në total 716 bagëti të imta.

Në një raportim mbi situatën e murtajës në vend dhe planin e masave të marra, MBZHR raporton se kanë ngordhur 25 krerë dhe janë eliminuar 153 krerë të imta, proces që vazhdon.

MBZHR e konsideron murtajën e ruminantëve të vegjël (PPR), një sëmundje serioze virale, tepër ngjitëse, e cila ka ngordhshmëri të lartë deri në nivele të 100% të tufës, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon shëndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.

“Konfirmimi i parë për sëmundjen në Shqipëri është bërë më 4 qershor 2025, me vendndodhje në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër. Në vijim, rasti i dytë është konfirmuar më 5 qershor në fshatin Vrenjt, njësia administrative Kastriot, Bashkia Dibër; rasti i tretë më 9 qershor në fshatin Val, njësia administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë; dhe rasti i katërt më 11 qershor në fshatin Polenë, njësia administrative Qendër, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) të raportuara deri më sot është 4. Numri i të imtave të prekur është 716; të ngordhur, 25 krerë; të eliminuar, 153 krerë; ndërsa krerët e tjerë janë në proces eliminimi”, njofton MBZHR.

Ministria e Bujqësisë siguron se janë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së sëmundjes në territorin e Shqipërisë.

“Janë identifikuar Njësitë Administrative dhe fshatrat brenda zonave të mbrojtjes (3 km) dhe të mbikëqyrjes (10 km). Në Urdhrat e Ministrit është përcaktuar qartë, që për çdo rast të konfirmuar me këtë sëmundje, marrja e masave të kufizimit të lëvizjes së kafshëve të gjalla”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  “Ka ndodhur një herë”, dëshmon në Gjykatë 36-vjeçari që akuzohet se abuzoi me të bijën

Po ashtu, nisur nga situata shqetësuese dhe përhapja në disa vatra e sëmundjes, prej datës 9 qershor ka hyrë në fuqi urdhri i ministrit për ndalimin e përkohshëm të lëvizjes së dhenve dhe dhive të gjalla në territorin e Shqipërisë.

MBZHR njofton se ndalohet përkohësisht tregtimi i kafshëve të llojit dhen dhe dhi në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. “Është e lejuar vetëm lëvizja e të imtave vetëm për në thertore, e shoqëruar me certifikatë shëndetësore veterinare, të lëshuar nga veterineri zyrtar i shërbimit. Kjo masë ka karakter të përkohshëm dhe është ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe interesit të blegtorëve në vend”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të masave të marra, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri më sot 983 ferma të imtash, me një total 164.803 krerësh dhen dhe dhi në rang vendi.

“Qëllimi kryesor i grupeve të kontrollit në terren është monitorimi i fermave të vogla blegtorale, evidentimi i situatës epidemiologjike në terren dhe përcaktimi i fazës aktuale të sëmundjes, si bazë për ndërhyrje të mëtejshme, të orientuara dhe efektive. Gjatë monitorimit, grupet e kontrollit kanë kryer rritjen e ndërgjegjësimit të fermerëve për rrezikun ekonomik që paraqet kjo sëmundje”, vijon njoftimi.

MBZHR njofton po ashtu se prania e sëmundjes së murtajës është njoftuar rast pas rasti në Sistemin e Njoftimit të Menjëhershëm të Sëmundjeve të kafshëve të Bashkimit Evropian (ADIS), dhe është kontaktuar edhe Zyra e Emergjencave për Sëmundjet e Kafshëve pranë Komisionit Evropian, e cila ka shprehur gatishmërinë ndaj kërkesës së MBZHR-së për të dërguar në Shqipëri një mision teknik. m.p.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV